INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i vendosur iu kthen përgjigje protestuesve nga Asambleja e PS: Ligji i mbetjeve është i domosdoshëm

Rama i vendosur iu kthen përgjigje protestuesve nga Asambleja e PS: Ligji i mbetjeve është i domosdoshëm

Publikuar më: 11:59 01-10-2016

Ndërkohë që zhvillohej protesta kundër mbetjeve ,para Kryeministrisë, Partia socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare ku u diskutuan dhe u miratuan projekt-rregulloret për zbatimin e Statutit të partisë. Në nisje të këtyre punimeve, kryemisnitri Edi Rama bëri një përmbledhje të reformave të realizuara përgjatë  3 viteve duke thënë se kanë realizuar kthesa historike duke i kthyer publikut 15 mln USD. Madje ai e quajti këtë periudhë si “Inventarin më të plotë të reformave në 25 vitet e fundit”.

Njëkohësisht, kryeministri u është përgjigjur edhe protestusve të cilët ishin  mbledhur prej orës 11:00 në një protestë para Kryeministrisë kundër ligjit të mbjetjeve.

“Ligji për mbetjet, i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicies sonë për një Shqipëri më të pastër, kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale, një nga pikat ka qenë na duhet kjo reformë për të kaluar në një fazë racionale të menaxhimit të mbetjeve”,­ tha Rama.

“Qeveria ‘Rama’ nuk ka bërë tradhëti kombëtare sa i takon miratimit të ligjit të mbetjeve. Tradhëti do quhej nëse në Shqipëri do të hynin mbetje për t’u djegur apo groposur. PS mund të ketë bërë shumë gabime, por kurrë ‘tradhti për interesat kombëtare’”, shtoi ai.

“Kjo që bëjmë ne është që ta bëjmë Shqipërinë më të pastër. Shqipëria është më e pastër se tri vite më parë, por duhet më të pastër. Këta nëse nuk importojnë mbyllin fabrikat. Ndaj si do bëjmë ne me ndarjen e burimeve nëse nuk kemi teknologjinë e riciklimit, do i ndajmë tek kazani? Është e domosdoshme që ta them hapur e qartë: Kurrë unë, qeveria jonë dhe partia jonë, nuk do t’i tradhtonte qytetarët duke bërë një ligj ku të lejohej edhe shtegu më i vogël për të ndotur më shumë Shqipërinë. PS në këto 25 vite ka qeverisur, ka qenë në opozitë, mund t’i numërohen gabime pa fund por nuk ka një njeri që mund të çohet dhe t’i tregojë një tradhti të interesave kombëtare. Kjo parti nuk e tradhton interesin kombëtar. Në këtë rast do ishte tradhti nëse do ktheheshim tek ligji që hoqëm. Ai ligj hapte shtigje që mund të jepte mundësi që të sillte mbetje të rrezikshem që mund të digjeshin këtu. Mafias nuk i interesojnë plehrash, pasi janë kalvare të tjerë që duhet ta bëjë. Për të hyrë në një vend ato mbetje duhet ligj. Kjo gjë nuk ka lidhje me ligjin tonë. Ligji ynë i ndalon rreptësishtë këto hyrje; ndalohet ardhja e çdo lloj mbetje që ka si qëllim të groposet në Shqipëri apo të digjet. Vitin e ardhshëm ekonomia jonë do jetë 150 mln euro më shumë për shkak të industrisë së riciklimit. Ky ligj i hap rrugën që Shqipëria në 3-4 vitet e ardhshme të jetë një vend i pakrahasueshëm nga pikëpamja e pastërtisë që kemi sot.”, përfundoi fjalën e tij Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053