Me thirrjet “Rama ik” qytetarë të Maliqit, mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë protestuar këtë të dielë para bashkisë.
Protestuesit bllokuan bulevardin kryesor të qytetit ndërsa një kordon policie është vendosur në hyrje të bashkisë.
Pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta dhe parulla kundër qeverisë aktuale, ndërsa ,mes tyre ishin të pranishëm edhe deputetët demokratë të zonës Ervin Salianji e Klevis Balliu.