Ish-kryeministri Sali Berisha njihet për epitete të spikatura ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Faqja e tij e Facebook-ut është ndoshta më aktivja e të gjithë politikanëve shqiptarë, ku ka mijëra denoncime, mijëra video dhe foto.
Së fundmi duket se Berisha ka nisur një formë tjetër të të dhënit mesazhe në Facebook-n e tij.
Ai ka postuar një mesazh në formë komunikimi mes një qytetari dhe një kamerieri. E në qendër të mesazhit, nuk ka si të jetë ndryshe, është Edi Rama.
Ai është talluar me kryeministrin duke shkruar, “O kamarier si esht kodi i ëiffi-t? Kamarieri: Ramaik2019.”