INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Rama ik!''/ Përpara Kryeministrisë, bashkohen edhe banorët e Astirit

''Rama ik!''/ Përpara Kryeministrisë, bashkohen edhe banorët e Astirit

Publikuar më: 11:05 16-03-2019

Me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë, protestuesit e thërritur nga opozita e bashkuar janë grumbulluar tashmë, në pritje të nisjes së protestës masive para Kryeministrisë.

Protestuesit e Unazës se Re, marshuan nga rruga “Ibrahim Rugova” ne ish-Bllok. Ata do të bashkohen me protestuesit e tjerë të ardhur nga gjithë rrethet e vendit, për të protestuar para Kryeministrisë.

Kjo protestë vjen një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur morën vendimin për djegien e mandateve, deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve pa imunitetet parlamentare.

Ndërkohe, policia ka marrë gjithë masat, duke rrethuar Kryeministrinë dhe godinat e institucioneve pranë.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451