Kryeministri Edi Rama ka bërë për herë të parë një dallim mes qëndrimit të tij dhe atij të aletatit qeverisës, duke thënë se kreu i LSI-së Meta në vazhdën e filozofisë së tij politike po përpiqet që të gjejë një zgjidhje për atë që ai e konsideron si krizë politike.
Por në dallim nga Meta, Kryeministri Edi Rama është shprehur se kriza nuk është politike, por vetëm e Partisë Demokratike.
“Unë mendoj që Ilir Meta po bën një përpjekje për të stimuluar një zgjidhje të kësaj që për të është krizë politike, por që për mua është kriza e PD-së. Por unë nuk mendoj se LSI nuk do të hyjë në zgjedhje.”-tha Rama.