INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama inspekton Drejtorinë e Doganave, paralajmëron bizneset dhe doganierët: “Stop burokracive, kalimi në një nivel tjetër pune”

Rama inspekton Drejtorinë e Doganave, paralajmëron bizneset dhe doganierët: “Stop burokracive, kalimi në një nivel tjetër pune”

Publikuar më: 14:10 31-01-2018

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ku është ndërmarrë refomra më e re që ka në fokus një proces pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, shërbimin 24 orësh, duke shmangur kështu informalitetin dhe radhët e pritjes.

Rama e cilësoi këtë një reformë historike pas mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve në doganën e vjetër. 

“Ajo që duhet bërë dhe që është e domosdoshme për ta futur sistemin në punë është njësoj si me sistemet online. Kemi shumë të tilla sot për shkak të investimeve, por shfrytëzimi i tyre është ende shumë i ulët.

Brenda 45 ditësh është afati derisa të kolaudohet sistemi, nuk do ketë më histori “dashurie e mëkatesh” mes importuesëve, eksportuesish dhe doganierëve se do jenë në trurin e sistemit duke funksionuar në gjithë sistemin e duke ndjekur gjithë procesin si një sy që vëzhdon, jo si një dorë që jepet e merr. Bizneset ta kenë qartë që është afati fundor, është përmbysje historike se heq një barrë të madhe nga burokracite, kohës, stresit. Për doganierët është kalim në nivel tjetër pune.

Do bëjnë një punë më të qetë dhe kualifikaur. Sa i përket çlirimit nga korrupsioni është shumë i madh si transformim”, u shpreh Rama në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158