Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan janë inspektuar nga Kryeministri Edi Rama. Inxhineri i punimeve i ka treguar fillimisht ecurinë e tyre dhe më pas për këtë projekt që ka nisur që në qeverinë Berisha, Rama nuk kurseu as sulmet përmes batutave për paraardhësin e tij.
"Fillimin pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie dhe nisu ‘hajde hapim tunelin’ për fushatë dhe pastaj punë e madhe çfarë hapet mbrapa. Kështu e paguam shtrenjtë. Ky projekt ka shkuar shumë, dyfish nga marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme. Tani s’ka më arsye që të bllokohet procesi. Në mars është mirë që të hapet njëra anë e korsisë”, tha Rama.