INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironi të thellë kundër PD e LSI: “Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, vëllain apo motrën LSI

Rama ironi të thellë kundër PD e LSI: “Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, vëllain apo motrën LSI"

Publikuar më: 09:11 13-10-2017

Me tone të ashpra ironie ka qenë i gjithë fjalimi i Edi Ramës në foltoren e opozitës kundër opozitës. Vetëm një ditë pasi Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shpallën se do të bashkëpunojnë në opozitë kundër Edi Ramës, kryeministri ka ironizuar rëndë opozitën. 

Edi Rama:
“Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te cadra e dasmave. E mohoi dhe ca bëri ripohoi politikën qorre, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Edhe LSI, që qetësinë dhe dashurinë e kthej në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë LSI që keni një hall”.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602