Kryeministri Edi Rama ka ironizuar rivalin e tij politik, Lulzim Basha nëpërmjet një fotoje që e ka postuar në rrjetin social Facebook.
Rama ka postuar një meme, duke ironizuar protestën që zhvilloi dje opozita, duke bllokuar 5 akse kryesore në vend, për një orë.
Në foton në fjalë shihen shenjat e sinjalistikës rrugore që përdoren nëpër vendet e Europës, ndërsa në atë të Shqipërisë shfaqet fytyra e Bashës.