INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironizon Bashën, për Vettingun në Politikë: Ai krimineli është shoku i ...

Rama ironizon Bashën, për Vettingun në Politikë: Ai krimineli është shoku i ...

Publikuar më: 12:31 18-09-2018

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk e do Vettingun e politikanëve. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryedemokrati tha se Vettingu i politikanëve nuk pengon aspak atë që po bëhet për njerëzit e drejtësisë. “Për 10 ditë, Rama e zëdhënësit e tij kanë thënë gënjeshtra pa fund”, u shpreh Basha teksa theksoi se është i njëjti formulim ligjor si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Menjëherë pas deklaratës së Bashës ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ironizoi kreun e opozitës duke aluduar se po përdor Vettingun pasi nuk ka shans që të marr pushtetin përmes zgjedhjeve.
“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”-reagoi Rama në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055