INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironizon opozitën nga Londra: Protestat si koncertet, pjesë e paketës turistike

Rama ironizon opozitën nga Londra: Protestat si koncertet, pjesë e paketës turistike

Publikuar më: 14:44 18-06-2019

Kryeministri Edi Rama në një vizitë zyrtare në Londër, në kuadër të forumit për Ballkanin Perëndimor foli jo vetëm për mundësitë ekonomike që ofron Shqipëria por u ndal edhe tek anëtarësimi.Rama e krahasoi BE me martesën.

“Procesi i integrimit është më i rëndësishëm sesa anëtarësimi.Hyrja në BE është si martesa që të gjithë të thonë që nuk është aq fanatstike por ti duhet të martohesh gjithsesi. Ka shumë hipokrizi sepse ka më shumë të bëjë me dinamikat në shtetet europiane sesa ajo që bëjmë ne.Nëse më pyet nëse kemi një alternativë nuk kemi ,edhe nëse zhdukesh nesër, ne duhet të ndërtojmë drejtësinë" u shpreh Rama.

Duke përdorur ironinë Rama nuk la pa përmendur edhe protestat e opozitës.

“Kur e shikoni Shqipërinë sot mund të mendoni se nuk është vendi i duhur për të investuar, apo për të notuar.

Ajo që po ndodh nuk është një revolucion, por një protestë politike.

Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte. Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni. Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment”, shtoi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596