INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironizon Topallin: Mos të të  shkojë mendja që  unë dhe Luli  flasim për ty

Rama ironizon Topallin: Mos të të shkojë mendja që unë dhe Luli flasim për ty

Publikuar më: 15:58 17-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ditën e sotme me deputeten demokrate Jozefina Topallin, e cili e akuzoi atë se në listën e komisioneve të vettingut miqtë e tij. 

Rama, duke ironizuar, i tha Topallit, se nuk është faji i tij që kreu i PD-së Basha e ka lënë jashtë liste për zgjedhjet e 25 qershorit. 

“S’kemi ca të bëjmë Jozefinë do paguash edhe ti çmimin e konformizmit tënd megjithëse bën sikur je e vërtetë.
Nuk kam asnjë mik në këtë listë. këtë Pal Shkambin nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
Unë njoh Ina Ramën dhe jam shumë krenar që ne kemi mbështetur Ina Ramën dhe e keqardhur jam që e e ngre këtu emrin e Ina Ramës. Nuk është mikja ime, por jam krenar që i kemi dhënë mbështetje asaj gruaje që është një nga viktimat e shkeljes së normës dhe parimeve që dhe me vendim gjykatë nuk u la të ushtronte profesionin e saj. Njoh Albana Shtyllën por nuk është mikja ime. 

Në distancë njoh dhe Sokol Çomon por nuk është miku im. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare për këtë moment, se jam e bindur që do kthehesh këtu bashkë me Astritin. Ky vettingu është jo vetëm gjëja e duhur por është kaq e vonuar dhe e domosdoshme sa ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar. Nëse vettingu është vonuar deri këtu, përgjegjës jeni ju, ti Jozefinë dhe të tjerët. Jam i bindur sado e papërsosur të jetë kjo histori, kjo histori do hapë një kapitull të ri në historinë tonë të përbashkët. Jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar i kanë orët të numëruara por edhe të paprekshmit që kanë marrë çfarë kanë dashur do vijë ora të ballafaqohen me drejtësinë. Ti çfarë ke mbjellë po korr sot vetëm të mos shkojë mendja që unë Luli flasim për ty, mos të shkojë mendja!”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219