INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Rama iu ka shpallë luftë qytetarëve''/ Paralajmërimi i Klevis Balliut: Nesër do jetë luftë...

''Rama iu ka shpallë luftë qytetarëve''/ Paralajmërimi i Klevis Balliut: Nesër do jetë luftë...

Publikuar më: 11:06 12-05-2019

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i cili ndodhet në protestën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës tha për mediat se kryeministri Edi Rama iu ka shpallë luftë qytetarëve shqiptarë. Ai paralajmëroi se protesta e ditës së nesërme do të jetë një “luftë” përballë qeverisë, e cila sipas tij po dhunon në mënyrë barbare qytetarët e vet.

“Duhet denoncuar dhuna me urdhër politik ndaj  qytetarëve dhe Sahit Dollapit. Ata iu sulën si qen Sahit Dollapit, por ai ka qenë në front të protestës për të mbrojtur edhe policinë. Ajo që është më e rëndësishme është fakti se vetë Edi Rama iu jep urdhër publikisht policisë të grushtojë qytetarëve.  Unë iu bëj thirrje që kudo që ta shohin ta marrim zvarrë dhe ta hedhin në koshin e mbeturinave. Ai i ka shpall luftë qytetarëve. Edi Rama nuk do ta shijojnë pensioni, dhe paratë do t’i harxhojë dyerve të gjykatës. Këtu nuk ka protesta, por revoltë kombëtare. Jemi në gjendje lufte, sepse kryeministri iu ka shpallur luftë qytetarëve. Ai duhet të kishte dhënë  dorëheqjen për shumë arsye. Dhunimi është i pafalshëm dhe ne nuk do t’ia falim lotët e nënave shqiptare. Nesër vazhdon lufta kundër atij që ka dhunuar qytetarët. Rama nuk do të këtë vrimë miu ku të futet”-tha Balliu.

Article Logic
Execution time: 0.0031819343566895