INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Ja kush gënjen. Hahn kërkon që debati politik të bëhet në Parlament

Rama: Ja kush gënjen. Hahn kërkon që debati politik të bëhet në Parlament

Publikuar më: 14:02 01-04-2017

Kryeministri Edi Rama ka sjellë reagimin e zyrës së Eurokomisionerit Johannes Hahn për të rrëzuar atë që opozita e konsideronte si mbështetje të kauzës së saj. Në serinë e postimeve, që ai i quan “Kush gënjen?”, kryeministri Rama pasqyron komentin e bërë nga zyra e Johannes Hahn, i pyetur nga RTSH për takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Opozita pretendon se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për bojkotin e zgjedhjeve të të Parlamentit, por komisioneri Hahn ka deklaruar se debati politik duhet të bëhet në parlament. “Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje”, thuhet në reagimin e Hahn. Sipas zyrës së Hahn, është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit.

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999