INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Jemi gati të diskutojmë edhe me ata që janë dhënë pas kapsollave, duke dhënë propozimet tona

Rama: Jemi gati të diskutojmë edhe me ata që janë dhënë pas kapsollave, duke dhënë propozimet tona

Publikuar më: 12:53 18-04-2019

Duke e ftuar sërish opozitën për bashkëpunim kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit nuk i kurseu as sulmet dhe as batutat. Kreu i qeverisë kishte edhe një tjetër ofertë për opozitën. Ai tha se është gati që të ndërhyjë në Kodin Penal për të ashpëruar dënimet dhe ngushtuar rrethin e shit-blerësve të votave.

''Nuk e lëvizin dot të qeverinë duke lexuar himnin e stonuar e duke hedhur kapsolla. Ne do të fitojmë sfidat tona. Jemi gati të diskutojmë edhe me ata që janë dhënë pas kapsollave, me parti rrugore, jemi gati të diskutojmë, por nuk dalim në rrugë të bëjmë garë, kush hedh më shumë kapsolla. Ne do të bëjmë propozimet tona për ti adresuar në kodin penal për të shtrënguar rrethin për ata që janë ushtrues të këtij aktiviteti në fushatë, blerjen së votës.''

Article Logic
Execution time: 0.0030739307403564