Kryeministri Edi Rama sqaroi disa detaje nga paketa e dytë ekonomike në ndihmë të bizneseve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë theksoi se 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, do të mbështeten me pagë direkte 40 mijë lekë të reja.
Pjesë e paketës janë edhe 66 mijë punonjës të biznesit të madh, që janë goditur gjatë këtyre javëve, si dhe 10 mijë punonjës të sektorit të turizmit.
Shuma prej 40 mijë lekësh do të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre personave nga data 20 prill dhe brenda muajit 176 mijë familje do ta kenë marrë këstin.
Rama shton, se duke parë ecurinë e COVID-19, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve mund të kthehen në punë brenda majit.
Postimi i plotë
PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE
100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE
• 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS
• 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT
NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË?
*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit?
#njëAtdhe ?? #njëFamilje
Për më shumë info klikoni këtu.