INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama jep lajmin e mirë për biznesin: ‘13 shërbime të reja me...’

Rama jep lajmin e mirë për biznesin: ‘13 shërbime të reja me...’

Publikuar më: 12:32 13-04-2018

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot listën me 13 shërbime të reja që biznesi mund të paguajë në Drejtorinë e Tatimeve pa qenë nevoja të mbajë radhë.

Me anë të një postimi ne faqen e tij në facebook, Rama shkruan se “Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore”

Njoftimi i Rames:

Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QË DUAM. Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

2. Tatim i Lojërave të Fatit

3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

4. Tatim i Mbajtur në Burim

5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar

6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

7. Tatim Fitimi

8. Tatim mbi të Ardhurat Personale

9. Taksat Kombëtare

10. Tarifat Kombëtare

11. Renta minerare

12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

13. Detyrime globale/Penalitetet

Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin.

xdfb_q34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042810440063477