INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama jep njoftim për “Nisma Ime”

Rama jep njoftim për “Nisma Ime”

Publikuar më: 09:11 10-10-2017

Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë mëngjes një njoftim, përmes tij u ka bërë thirrje qytetarëve për regjistrim në koalicionin qeverisës. Përmes platformës online “Nisma Ime” kryeministri thotë se qytetarët do ndajnë me qeverinë nismat komunitare dhe brenda 20 ditësh do të marrë përgjigjen përkatëse.

Ja çfarë shkruan Rama:

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë tjetër demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren "Nisma Ime" në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.
Kushdo që ka një projekt konkret apo dëshiron të ndërmarrë një nismë komunitare, mund ta ndajë atë direkt me qeverinë e Shqipërisë dhe brenda 20 ditësh do të marrë përgjigje nga institucioni përkatës, për mundësinë e mbështetjes së nismës kur ato vlerësohen të mundshme e me interes publik. Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam”.

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266