INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama jep ultimatumin: Bunkeri i plastmasit nuk e destabilizon dot vendin

Rama jep ultimatumin: Bunkeri i plastmasit nuk e destabilizon dot vendin

Publikuar më: 17:22 07-05-2017


Rama e quajti një gjë ë tillë si mrekulli, duke nënvizuar se shanset janë të pakta, pasi sipas tij, PD-ja e shfrytëzoi shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë për të festuar fitore imagjinare.

Rama deklaroi se nga nesër Partia Socialiste niset e vetme drejt 18 qershorit, dhe Partia Demokratike nuk do të mund ta destabilizojë dot vendin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot është dita ku po shkon drejt përfundimit një proces i vështirë zgjedhor.

Sot duhet të zhvulloheshin zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. Ne u tërhoqëm duke shmangur derdhjen rrugës së Kavajës të përsheshit të gatuar në bunkerin e plastmasit.

Kurrë gjatë 15 proceseve zgjedhore, opozita nuk ka patur mundësinë që i ofrohet sot. Për tu bërë pjesë e qeverisë për të asistuar në monitorimin me ndërkombëtarë në administratë, polici, arsim, rrjetin e burgjeve, sot mund të jetë dhe të japë kontribut në përmirësimin e mëtejshëm të standarteve të zgjedhjeve.

Por opozita nuk do të dëgjojë. Tërheqjen tonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të hapur një faqe të re të bashkëpunimit, por e humbi këtë kohë në mënyrën më abuzive, duke festuar një fitore imagjinare.

Në këto kushte fija e shpresës se PD do të kthehet në rrugë, është një fije shprese tanimë e padukshme.

Përfundimi se në 18 qershor do shkojmë pa PD po merr formë përfundimtare. Është për të ardhur keq por durimi ynë nuk mjaftoi.

As qeverinë nuk ua japim dot në tavolinë, as zgjedhjet nuk ua shtymë dot se kështu u thotë mendja që të mos destabilizojnë Shqipërinë.

Në mos ndodhtë mrekullia në orët e mbetura, ne nesër do nisemi drejt 18 qershorit pa PD-në, dhe ta ketë të qartë që nuk e destabilizon dot vendin. Drejtësinë e re dhe rrugën për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqënie nuk e bllokon dot më përtej 18 qershorit.

Ne do të ftojmë dhe mirëpresim çdo demokrat të arsyeshëm të na bashkohet në betejnë për shtet punë mirëqenie.

Article Logic
Execution time: 0.0023660659790039