INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Ju tregoj kur nisi krisja me LSI-në

Rama: Ju tregoj kur nisi krisja me LSI-në

Publikuar më: 18:46 19-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Lushnjës. Në fjalën e tij, Rama komentoi edhe përplasjet me forcat e tjera politike. Sipas tij, forcat e tjera politike janë kundër PS, pasi mendojnë se reforma në drejtësi nuk do zbatohet deri në fund. Rama tha se krisja me aleatin e tij, Ilir Metën erdhi kur do votohej reforma në drejtësi.

Duke renditur Partinë Socialiste si të vetme që do këtë reformë, Rama u kërkoi reformën lushnjarëve dhe shqiptarëve për të votuar një reformë tjetër të rëndësishme, atë që ai e cilësoi si nxjerrjen nga zyrat e shteti të zullumqarëve të partive.

Rama:

Pse të tërë janë kundër nesh, po ua përsëris, sepse të tërë vazhdojnë të ëndërrojnë se reforma në drejtësi nuk do të zbatohet deri në fund dhe koalicioni ynë për të cilën unë, Gramozi, Erioni dhe gjithë socialistët jemi shumë krenar, është sot në këtë situatë sepse krisja ka filluar kur duhej votuar reforma në drejtësi.

Ne ju themi shumë thjesht, nuk është punë timoni në kuptimin e ngushtë të fjalës sepse më janë qepur të gjithë këta të partisë së patentave se unë nuk di t’i jap makinës. Është e vërtetë.

Unë nuk di t’i jap makinës. Unë nuk ju ftoj në një garë me makina. Unë ju them timonin e garës së qeverisjes o ia jepni partisë që sot është mishërimi i këtij flamuri pa na detyruar që të marrim të tjerë në prehër, ose e kemi të pamundur të bëjmë reformën më të vështirë, po aq të vështirë sa ajo e drejtësisë, reformën që do të nxjerrë nga zyrat e shtetit zullumqarët e partive të pushtetit.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar më 8 qershor, se Rama ishte mërzitur pasi ai nuk e kishte lejuar të bënte reformën në drejtësi për ta kapur atë.

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062