Seanca e sotme parlamentare është dominuar nga debate të ashpra, ku nuk kanë munguar edhe notat e humorit, apo ironisë si dhe fjalori banal.
Gjatë kohës që kryeministri Rama fliste në Kuvend, nënkryetari i PD, Edi Paloka fliste nga vendi. Ndërsa Rama i ka kërkuar atij të pushonte, por në një mënyrë tepër ironike.
Rama ka nxjerë gjuhën dhe është tallur me Palokën duke belbëzuar: "Shshshshshshshs....thththththththt..... Akuza jote se unë paskam paguar 20 mln dollarë për të takuar Presidentin e Amerikës, rëndon edhe Presidentin e Amerikës, jo mua. Sepse presidenti i Amerikës dhe çdo zyrtar amerikan e ka të ndaluar.
Juve hani përshesh, hani përsheshin e Saliut, keni lugën e Saliut, Lul lugën dhe juve në lugë jeni. Ju hani përshesh dhe nuk ka rëndësi se është SH se është TH pak rëndësi ka", është shprehur Rama.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë ku tregohet momenti që Edi Rama përqesh Edi Palokën.