INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Kazani politik zien, por duhet durim për programin e investimeve

Rama: Kazani politik zien, por duhet durim për programin e investimeve

Publikuar më: 17:17 12-11-2017

Këtë të dielë në komunikimin e tij javor nga Dibra, kryeministri Edi Rama u ndal tek vëmendja që sipas tij do tu kushtohet zonave rurale. Sipas tij Rruga e Arbrit ishte një premtim i cili u mbajt dhe se investimet në infrastrukturën e vendit do të vijojë.

‘Kazani i politikës zien në vorbullën e gënjeshtrave ndërsa shqiptarëve politika u duhet për të bërë shtetin për të rritur punësimin. Kjo vjeshtë histerike e politikës nuk do të na pengojë të bëjmë detyrën tonë. Të cojmë përpara përgjegjësinë tonë.

Rruga e Arbrit ishte një premtim. Kemi program investimesh për shumë rrugë, por duhet durim. Do të krijojmë më shumë mundësi zhvillimi ekonomik, do të financojmë një sërë ndërhyrjesh jo vetëm te qendrat e qyteteve por edhe në zonat rurale. Duam të nxisim edhe turizimin malor në cdo destinacion. Gjatë ditëve të punës në Dibër jemi ulur me kryebashkiakët pa dallim partiake kemi folur për hallet e njerëzve dhe reformën për ujin, mbështetjen për bujqësinë, për të ardhmen e pushtetit vendor.Shqipëria që duam nuk është vetëm slogan por një program që synon të përmirësojë të gjithë infrastrukturën e vendit nga jugu në veri,’ u shpreh Rama

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832