Prej disa ditësh vazhdon protesta e studentëve të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kushteve të vendosura nga ata. Kryeministri Rama i ka ftuar të dialogojnë lidhur me këto kushte, por është refuzuar nga studentët.
Pasi është refuzuar për ditë me radhë, pas shumë postimesh e kërkesave, mbrëmjen sotme ka bërë edhe tentativën e radhës. Ai është bërë pjesë e opsionit të pyetjeve në instastory dhe ka publikuar një foto ku pyet studentët: “Kur do flasim?”