INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Kemi bërë shumë punë por ende në polici ka individë që shpërdorojnë detyrën

Rama: Kemi bërë shumë punë por ende në polici ka individë që shpërdorojnë detyrën

Publikuar më: 10:16 12-10-2016

Edi Rama edhe pse ka investuar shumë energji dhe punë për standartizimin e Policisë së Shtetit, ende brenda radhëve të saj ka eksponetë që shpërdorojnë detyrën. Kjo është pranuar nga vetë Kryeministri Edi Rama, në analizën e punës së policisë së shtetit. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka përfunduar.
Edi Rama:
“Është rezultat i një pastrimi shembullor që iu bë policisë duke përjashtuar 11% të trupës për shpërdorim detyre nga aktet më shembullore të shkeljes së ligjit deri tek abuzimet e vogla. Kjo nuk do të thotë që lufta e brendshme me këtë traditë të shpërdirmit të detyrës ka përfunduar. Është një luftë që vazhdon me vetëdijen që sot ende në policinë e shteti shfaqen fenomen me të cilat policia është ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet përditë.

Nuk ka dyshim, dua që ta dëgjoni që në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të çmojmë mundin e madh të të gjithëve ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë policisë së shtetit një fytyrë të re, duke qënë larg të qënit i shpërblyer”.

Article Logic
Execution time: 0.0045390129089355