INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ‘kërcënon’ administratën në burgje por edhe të burgosurit. 'Nuk njohim as të majtë e as të djathtë'

Rama ‘kërcënon’ administratën në burgje por edhe të burgosurit. 'Nuk njohim as të majtë e as të djathtë'

Publikuar më: 15:38 23-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtorin e ri të policisë së Burgjeve. Ai është Bardhur Kaçorri dhe që prej ditës së sotme do të ketë në dorë ‘çelësat’ e qelive. Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit i ka përcjellë një mesazh të fortë të gjithë punonjësve të burgjeve. 

Edi Rama:
“Siç e patë përpara 24 orësh do të ndëshkohen kushdo qoftë., kushdo që bashkëpunon me elementet kriminale brenda apo jashtë institucioneve do të ndëshkohen pa asnjë rezerve. Ne jemi vetëm në krah të drejtësisë, nuk njohim as majtas e as djathtas kur është fjala për të ndarë kufirin mes nesh dhe kujtdo që shkel ligjin”.
E për të bërë më të sigurtë situatën në burgje, kreu i qeverisë bëri publike dhe masat e reja.
Edi Rama:
“Një situatë izolimi, me ndërprerje maksimale të kontakteve me jashtë dhe brenda burgut. Dhe me një kontroll shumë specifik për këdo që vuan dënimin si element i spikatur i krimit apo me natyrë terroriste. Do të instalohen pajisjet që bllokojnë lidhjet telefonike apo të internetit nga burgu. Duke instaluar një sistem të sigurtë telefonisë”.
E në fund kreu i qeverisë dha një lajm të mirë edhe për punonjësit e burgjeve. Mësohet se qeveria ka menduar që të garantojë një rritje të pagave për të gjithë strukturën.

Article Logic
Execution time: 0.0014779567718506