INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kërcënon. ‘Kush ka bërë legalizimet në Unazën e Re do të shkoj në Prokurori’

Rama kërcënon. ‘Kush ka bërë legalizimet në Unazën e Re do të shkoj në Prokurori’

Publikuar më: 10:55 22-11-2018

Ndërthurje mes Buxhetit dhe protestuesve të Unazës së Re ishte fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në sallën e kuvendit. Një fjalim i gjatë e që solli rastet njëri pas tjetrit ku tregonte se si qytetarët kanë zaptuar pronën publike e tashmë kërkojnë dëmshpërblim 100%. Në nisje të fjalës së tij ai tha se vendi është pa opozita, ndërsa opozita udhëheq një protestë të turpshme.

Edi Rama:
“Sot Kuvendi diskuton pr/ligjin e buxhetit, ndërsa opozita mungon jo vetëm fizikisht por edhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike,, në asnjë hotel për buxhetin, sa për të larë gojën. Asnjë amendament në Kuvend, asnjë shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit. Nëse nuk i llogarisim ato kapjet e veshit mbrapsht të Tabakut një herë në muaj, e cila e di dhe vetë se nuk di çflet, kur reciton tekstet kadrioteske të partisë për ekonominë, kontributi i opozitës politike në debatin ekonomik ka qenë meritë e Kadri Vasilit, i cili jo vetëm e di që nuk di çfarë flet, por kujton që di dhe atë që nuk di. S’kemi çfarë bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë. Ndërsa opozita udhëheq aktualisht protestën më të turpshme që këtij vendi i kanë zënë sytë ndonjëherë, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Këto dhjetëra milionë dollarë nuk duhet ti marrin rreth 30 mijë familje për bebet që do të sjellin në jetë në 2019, por duhet ti marrin zaptuesit e trojeve publike dhe private në shtratin e Unazës së Re. Po pse ti marrin nga lekët e bebeve, mund të pyesë ndonjëri. Kadri Vasili do thoshte nga lekët e Unazës së Re merrni dhe jepjani zaptuesve sepse e keni korruptiv çmimin e kilometrave. Kjo qasje që është e përhapur ndër Kadrinjtë e opozitës është një kadriotizëm me yllin në ballë dhe Andin nën shalë”.
Në fund Edi Rama nuk nguroj që të kërcënojë këdo që ka legalizuar ndërtime në zona të cilat në fakt nuk duheshin të legalizoheshin.
Edi Rama:
“Do çojmë në prokurori dosjen se kush ua ka bërë legalizimet në atë zonë. E pastaj të dalë Kadri Saliu e të thotë kështu ishte puna bashkë me atë Kadriun Artis”.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383