INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama “kërcënon” ministrat, bën për ‘ujë të ftohtë’ Spiropalin

Rama “kërcënon” ministrat, bën për ‘ujë të ftohtë’ Spiropalin

Publikuar më: 11:23 28-04-2018

Kryetari i PS, Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me kryetarët e degëve të PS, deputetët, kryebashkiakët e zgjedhur nga e majta dhe ministrat në Asamblenë që u zhvillua sot në kryeqytet.

Një vit para zgjedhjeve lokale, Rama ka qenë i prerë duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet, ndërsa për të gjithë ata që janë indiferentë do të largohen.

Ai kërkoi që të ishte pikërisht kordinatoren kombëtare për bashkëqeverisje Elisa Spiropali ajo e cila hapi asamblenë që të deklaronte se cilët ishin ata kryetarë që nuk kanë bërë siç duhet detyrën.

Rama e kritikoi Spiropalin duke theksuar se nuk ka bërë sic duhet detyrën e saj.

‘Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rrinë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipotekë”, u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektime dhe arritje të objektivave, në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri.

Duke u ndalur të kryetarët e bashkive, Rama tha se në shtator do të bëjë një vlerësim se kush janë ministrat që duhet të largohen nëse nuk kanë bërë detyrën, por edhe anëtarë e kryesisë dhe sekretariatin, ndërsa shtoi ministrat që janë edhe drejtues qarqesh, do të vlerësohet nëse do i mbajnë të dy postet. E njëjta gjë edhe për kryetarët e partive në rrethe, që sipas tij kanë bërë punësime të fisit në administratë.

‘Jo’ të gjithë gjërat nuk janë në rregull. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisnin shifrat, por shikojnë ekonominë e tyre. Nuk mund të them që drejtimin e institucioneve do të marrin më të mirët, kush paguan për këtë? Paguan PS, në imazh dhe kredibilitet. Me drejtorët e zyrave të punës kemi shembullin më kuptimplotë, që nga momenti kur ministri ka vendosur objektiva, 1369 punësime vetëm në muajin mars nga zyrat e punës. Deri pardje ishin 2020 të punësuar për prillin, ne mund të punësojmë nga zyrat e punës 25 mijë njerëz deri në fund të vitit. Ne bëmë konkurs për punësimet në burgje dhe kryetar partish lart e poshtë vendosin në diskutim këtë proces?

Kjo nuk ka për të ndodhur, ne duhet të garantojmë mandatin në këtë aspekt. Pse thonë njerëzit ne qeverisim me arrogancë? Cila pjesë konsiderohet arrogante, se është e drejtë dhe bëjmë reforma dhe cila pjesë e qeverisjes është padrejtësisht arrogante me njerëzit. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, cfarë ne nuk bëmë si duhet dhe cfarë duhet të bëjmë në vijëmësi.
Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit.

Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim cdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë, nuk kemi marrë gjithë këtë përsipër që të mundim Lulin, pasi do të isthe sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. Ne do të vlerësojmë cfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje” u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723