INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama “kërcënon” zaptuesit e plazheve: Nuk do guxoni më ta sfidoni shtetin!

Rama “kërcënon” zaptuesit e plazheve: Nuk do guxoni më ta sfidoni shtetin!

Publikuar më: 13:56 06-08-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e policisë “Plazh i lirë”, për lirimin e plazheve publike të zaptuara.

Në një postim në Facebook, kryeministri paralajmëron të gjithë ata që kapen me shkelje në lidhje me plazhet e zaptuara, do të ndëshkohen keq nga Ligji i Ri për vijën bregdetare.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, shkruan Rama krahas një videoje të aksionit të Policisë së Shtetit dhe FNSH.

Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082