INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kërkon dorëheqje masive të drejtorëve të hipotekave:

Rama kërkon dorëheqje masive të drejtorëve të hipotekave: "Janë kancer!"

Publikuar më: 17:04 27-07-2017

Kryeministri Edi Rama bën një deklaratë të fortë dhe gjen zgjidhjen për të bërë “shtet” në hipotekë.

Sipas tij, vetëm “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është hapi fillestar i reformës rrënjësore në Hipoteka.

Në një takim me drejtorët e ZRPP-ve në Kryeministri, Rama ka qënë i prerë dhe nuk ua kurseu kritikat, duke i cilësuar arritjet e tyre janë skandaloze. “Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit”,- shprehet ai ndër të tjera.

“Keni raportuar vetëm 5126 leje legalizimi të patrajtuara. Në të vërtetë janë pesëfish më shumë”,- iu tërhoqi vëmendjen Rama më tej drejtorëve të ZRPP-ve.

Më tej, Rama shprehet se hapi tjetër që do ndërmarrë me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë. “Synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”,- shtoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451