INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kërkon ndjesë dhe premton: 2017-ta do të jetë viti i drejtësisë

Rama kërkon ndjesë dhe premton: 2017-ta do të jetë viti i drejtësisë

Publikuar më: 22:12 31-12-2016

Në një urim të veçantë për të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2017, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për disa gjëra dhe ka premtuar ndryshime.

Në urimin e tij, Rama është përqendruar te zbatimi i reformës në drejtësi, duke iu drejtuar shqiptarëve se shpreson që 2017-ta të jetë një vit i mirë për drejtësinë.

“2017 do të jetë një vit më i mirë për drejtësinë, do të jetë një vit më i mirë për shqiptarët. Sistemi i ri i drejtësisë do të garantojë barazi. Ndjesë kush ka rënë viktimë e drejtësisë dhe kujtdo që është përballur me padrejtësi”.

Ai i ka kërkuar ndjesë edhe familjes së tij, e cila ka qenë e detyruar të durojë dhe sakrifikojë qindra shpifje dhe akuza siç tha Rama në emër të “detyrës së lartë dhe vështirë të kryeministrit”.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934