INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama kërkon platformë bashkëqeverisje me qytetarët [VIDEO]

Publikuar më: 12:57 10-07-2017

Në 25 qershori Edi Rama mori i vetëm timonin e qeverisjes së vendit, por tashmë kërkon mendimin qytetarët për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Për këtë qëllim kryeministri ka lançuar këtë të hënë platformën on line të bashkëqeverisjes “Me ty  për Shqipërinë që duam”.  Në adresën shqipëriaqëduam.al, qytetarët do të kenë mundësinë të informohen mbi shërbimet, të japin opinione të denoncojnë mbi problemet që i shqetësojnë, të ofrohen për të kontribuar apo të prezantojnë dhe nisma konkrete. 

Edi Rama:

“Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit. Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare”. 

Synimi i këtij bashkëpunimi me qytetarët është i qartë për kryeministrin Rama.

Edi Rama:

 “Për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush”.

Rama kërkon platformë bashkëqeverisje me qytetarët. “Me ty  për Shqipërinë që duam”

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756