Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë pasdite shkarkimin e kreut të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj i cili sipas kreut të qeverisë preket nga ligji i dekriminalizimit pasi është dënuar nga një gjykatë në Itali për vjedhje.
“Po shihet mundësia e shkarkimit të kreytarit të Bashkisë së Mallakastrës. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën me imunitet ndaj ligjit” u shpreh Rama.
Po ashtu kryeministri mbështet nismën e grupit parlamentar socialist për të filluar procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri pasi sipas grupit të PS i ka zgjatur jetën politike një të dënuari.