INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kërkon të zmbrapsë mjekët të ikin në Gjermani, “Atje ju mbesin më pak para në xhep”

Rama kërkon të zmbrapsë mjekët të ikin në Gjermani, “Atje ju mbesin më pak para në xhep”

Publikuar më: 11:49 28-05-2019

Kryeministri Edi Rama ka thënë se një mjek në Shqipëri që punësohet jashtë Tiranës i mbetet më shumë para në fund të muajit se sa po të ishte punësuar në Gjermani. “Besoj e dini, ka një bonus mbi rrogën dhe nuk është pak, është 2.5 milionë lekë të vjetra mbi pagën në muaj për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në një spital jashtë Tirane. Faktikisht, marrin një rrogë që po të heqim taksat që do të paguaj po të ishin në Gjermani është më e madhe se në Gjermani, në rast se do të punësoheshin sa të arrinin në Gjermani. Në xhep u mbetet më shumë se çfarë u mbetet në Gjermani”, tha Rama. 

Në një takim mbi hapjen e një dritareje të re për punësimin e mjekëve të rinj, Rama tregoi edhe mbi mungesën e mjekëve specialistë në spitalet rajonale dhe ato bashkiake. “Nga janari 2018 kemi punësuar 480 mjekë nga të cilët, 235 janë specialistë në spitale. Pra, po ndodh ajo që u kthye në një problem të madh, mungesa e specialistëve në spitale, sidomos jashtë Tiranës për shkak se u mbyllën kurset e specializimit për 4 vjet dhe u deshën 4 vjet që të dilte grupi i parë. Për shkak të këtij bllokimi dhe bllokimi i shumë shërbimeve të specializuara është rikthyer numri i shërbimeve të munguara në spitalet rajonale dhe bashkiake”, u shpreh kryeministri.

Rama tregoi dhe për numrin e vendeve vakante për mjekë dhe specialistë. “Sot janë 112 vende vakante për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë dhe 79 vende të lira për mjekë në spitale. Të gjithë mund të aplikojnë dhe mbi bazën e rankimit do të punësohen”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385