INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama këshillon kombëtaren, De Biasi: S’ka kundërshtarë të pamposhtur [VIDEO]

Publikuar më: 09:24 06-06-2016

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Bergamos për ti dhënë një mesazh të qartë djemve të kombëtares shqiptare përpara se sa ata të nisen drejt Francës. ″Luani me zemër dhe pa presion” ky është mesazhi që i është përcjellë përfaqësueses së kombëtares nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Edi Rama:
“Erdha për tju përshëndetur dhe për tju uruar rrugë të mbarë dhe kampionat të mbarë. E rëndësishme është që ju të jepni në fushë gjithçka që keni. Ju përfaqësoni jo Shqipërinë, por gjithë kombin. Përfaqësoni Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë trojet ku banojnë shqiptarët, përfaqësoni ëndrrën e shqiptarëve sot për sukses dhe dinjitet dhe për të qenë të barabartë. Përfaqësoni një forcë që është integruar në BE përpara se Shqipëria dhe Kosova u ulën në tryezën e familjes europiane. Hyni në fushë me emocione pozitive pa u kontraktuar nga ideja se mund të humbisni por të motivoheni nga ideja se jeni këtu dhe përfaqësoni zemrën e shqiptarëve.
Giani De Biasi:
“Të japim maksimumim sepse nuk ka kundërshtarë të pamposhtur. Kemi mundësinë të mundim të gjithë por dhe të humbasim kundër të gjithëve”.
Armando Duka:
“Urojmë që ju ta luani këtë kompeticion pa presion. Ne e konsiderojmë veten me objektiva të realizuar. Gjithsesi si skuadër futbolli nuk shkojmë atje për të plotësuar numrin por për ti dhënë vlera. Luani pa presion dhe pa ngarkesë psikologjike. Është shumë e rëndësishme që ju të kënaqeni por dhe me lojën tuaj të kënaqen të gjithë tifozët”.
Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u nis në aeroportin e Bergamos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039758682250977