INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Këto janë kategoritë që do të përfitojnë subvencione nga shteti për pagesën e qirave

Rama: Këto janë kategoritë që do të përfitojnë subvencione nga shteti për pagesën e qirave

Publikuar më: 20:31 03-04-2020

Në një komunikim me qytetarët në një video live në Facebook, Kryeministri Rama ka prekur edhe njëherë temën e qirave që shkaktoi debate të shumta tek populli.

Më herët, Rama lajmëroi se qiraja do të shtyhej për 2 muaj për bizneset e vogla, për punëtorët të cilëve i është mbyllur puna për shkak të pandemisë dhe për studentët.


Sot, Kryeministri ka bërë të ditur kategoritë që përfitojnë subvencione nga shteti gjatë kësaj periudhe të vështirë që të gjithë po kalojmë.

“Këtu jemi përpara disa kategorish, ne nuk e bëjmë për të gjithë, nuk mund t’u themi dot bizneseve të mëdha që bëjnë miliona lekë xhiro që të mos paguajnë qira. Por ata që punojnë dhe kanë biznes të vogël, ne u themi që jemi në anën tuaj dhe nuk lejojmë askënd që t’i nxjerrë nga ambienti juaj. Të gjithë e kanë bërë me një afat. Ne nuk u themi disave që kanë dhënë me qira një pronë dhe jetojnë me këtë me qira dhe jetojnë me të. U thash dje, që vendimi do ketë detajime, do ketë njoftim nga Drejtoria e Tatimeve. Dëgjojeni me kujdes, individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera do jemi në që do i mbështesim ne në këtë periudhë do ketë subvensione. Ashtu do mbështesim dhe bizneset e vogla.”


Rama u shpreh se gjatë ditës së hënë do të shqyrtohen 1000 pagat e para “të luftës” dhe po studiohet që të rritet edhe fondi pren 100 milionësh për garanci sovrane nga shteti, në mënyrë që të paguhen punëtorët.

“Më thotë Fatma mos bjerë në melankoli por na jep zgjidhje. Lufta ka ardhur për të na bërë dëme të mëdha për të na krijuar halle që nuk e kishim imagjinuar. As unë në punën që jam i nderuar të bej dhe as ju. Ata që kanë humbur punën në një kompani, ne do të ndjekim dinamikën dhe kemi bërë një masë që fillon të zbatohet ditën e hënë. U kemi dhënë në dispozicion një garanci për të paguar ata dhe të mos i heqin nga puna. Këta të partisë së Sudes thonë që nuk do funksionojë. Do ta shohim. Jemi gati që të rrisim 100 milionëshin. I shohim çdo ditë emër për emër të gjithë ata që goditen nga kjo luftë.”

Gjithashtu, Rama rikujtoi se për personat që punojnë në të zezë, e vetmja zgjidhje për ta do të jetë të denoncojnë pronarin e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215