INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama komenton foton e Bashës me Trump dhe “sulmon” Ilir Metën

Rama komenton foton e Bashës me Trump dhe “sulmon” Ilir Metën

Publikuar më: 19:45 20-06-2017

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral në Elbasan, në mbyllje të fushatës elektorale Rama gjatë fjalës së tij tha se për të ai që punon që patriot dhe se në qeverinë e tij, askush nuk do të vlerësohet apo gjykohet nga bindja politike.

“Për ne çdo shqiptar që punon tokën është i mbështetur nga shteti, pavarësisht se për kë punon. Kush ka premtuar parajsën, vetëm ka ricikluar ferrin. Shqipëria ka akoma varfëri, ka akoma papunësi, por varfëria dhe papunësia nuk lindën 44 muaj më parë dhe asnjë qeveri tjetër nuk e ka luftuar varfërinë, siç e kemi luftuar ne”, tha Rama.

Gjithashtu kreu demokrat foli për herë të parë edhe për fotën e Lulzim Bashës me Donald Trump, teksa e konsideroi një turp për kreun demokrat.

“Njëri thotë kam një program gjermano-amerikan dhe pa pikën e zorit, tenton të shesë një fotografi që ju siguroj që po ta shohë përsëri Trump do të thotë kush është ky. Këta janë të gjithë artistë cirku. Votat për ta janë vota të hedhura në lumë, votat për ta nuk i duhen as dreqit”, tha Rama nga Elbasani.

Kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi edhe sot pantallonat e Lulzim Bashës.

Rama me ironi e konsideroi një hap përpara faktin që Lulzim Basha sot ndërroi pantallonat dhe i veshi të zeza.

“Sot kishte ndërru pantallonat. Se u mor gjatë me veshjen time dhe u detyrova t’i komentoja pantallonat e tij si llogaritar koperative.Një hap i mirë përpara, por Luli nuk është gati për të kuptuar se çfarë i duhet këtij vendi. Nuk është gati sepse është shalqi me provë. Luli është shalqi me provë. Larg qoftë me iu turr prapë atij shalqiri, ju doli kungull”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në Elbasan, kryeministri i vendit Edi Rama gjithashtu,  i ka kthyer përgjigje në kohë rekord aleatit të tij në qeverisje, Ilir Metës.

Ai tha  se LSI nuk ka lidhje me Shqipërinë, gjithashtu shprehu keqardhje pse aleatët kanë dalë nga binarët.

“Të gjithë këta që thonë janë hilera dhe prapaskena, janë ata që kanë një çerekshekulli që ushqehen në këtë mënyrë. Këta nuk kanë lidhje me Shqipërinë që duam. Më vjen keq që aleatët tanë që ishim në koalicion, bëmë reforma të rëndësishme, sot ata nga kanë dalë nga binarët e arsyes, çirren, bërtasin, kërcënojnë, gjë që po të mendosh se reformat i kanë votuar jo se i kanë dashur, jo se i kanë votuar, por se kanë dashur të rrinë aty vetëm për tepsinë dhe pushtetin. Nga Republika e Re te Shanci për të gjithë, dijeni se janë partitë e atyre universiteteve”, tha ndër të tjera Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605