INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Komision për organizimin, ky është viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut

Rama: Komision për organizimin, ky është viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut

Publikuar më: 12:50 30-08-2017

Nëpërmjet një statusi në Facebook kryeministri Rama e cilëson këtë vit si viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut.

Kryeministri Rama jep detajet në lidhje me këtë nismë, që duket një projekt shume interesant dhe domethënës për të gjithë në. Sipas kryeministrit do të ngrihet një komision i posatçëm për organizimim dhe promovimin e këtij viti.

“Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare”, shkruan Rama.

Rama kërkon që kushdo të japë ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve për këtë event.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223