INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama konferencë në Kryeministri me përfaqësues të Moneval: Është folur për pastrime parash me...

Rama konferencë në Kryeministri me përfaqësues të Moneval: Është folur për pastrime parash me...

Publikuar më: 12:37 17-12-2018

Teksa poshtë zyrës së tij po mbahet protesta e studentëve, Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur në një takim kryetarin komitetit të Moneval, ku ka vënë në dukje rezultatet pozitive të vendit ndër vite.

“Kemi mundësitë të kemi mes nesh shefin e Moneval, që vjen në Shqipëri si shef i pastrimit të parave, për të prezantuar raportin më të fundit të vlerësimit të vendit tonë, të publikuar nga ky komunitet i Moneval.

Për të gjithë ata që na ndjekin Moneval është trupa e shqyrtimit në luftën kundër financimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit dhe detyra. Është një punë voluminoze një proces kompleks, por është shumë e vështirë të theksohet por kryetari do ta thotë edhe vetë. Ajo që ne na intereson janë rekomandimet përkatëse për vendin tonë.

Thenes Zlav do të japë me detaje rekomandimet, ndërkohë që konsumohen lloj lloj teorish konspirative. Është folur për pastrime parash, me copa letre të shitura si shkrime ekskluzive , që duke u krahasuar me vendet e rajonit apo edhe BE-së, na vendos në një pozicion mjaftueshëm të mirë dhe krenar për punën që kemi bërë. Vlera e aseteve kriminale të sekuestruara së fundmi është 10 herë më e madhe se e viteve të fundit”, u shpreh Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211