Kryeministri Edi Rama e ka konfrmuar kryebashkiakun aktual të Bashkisë Fier për garën e 30 qershorit. Gjatë takimit me banorët të Fierit kryeministri Edi Rama, teksa foli për investimet, u shpreh dhe për një mandat të dytë për Subashin.
“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë', u shpreh kryeministri Rama.