INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama konfirmon përgjimin e BILD: Këtë bisedë do e bëja prapë...

Rama konfirmon përgjimin e BILD: Këtë bisedë do e bëja prapë...

Publikuar më: 16:34 17-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në Twitter, teksa sqaron rolin e Arben Keshit, që sipas “BILD” është drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Por Rama në Twitter thekson se Arben Keshi, ka qenë kandidat në Komunën Maqellarë dhe s’ka punuar në polici.

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”

Kryeministri shkruan se përgjimi është gatuar nga shërbëtori i Sali Berishës në prokurori.

"Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje" shkruan Rama.

Ai ndër të tjera thotë se do e çoj gazetarin gjerman në gjykatat gjermane.

 

gjykata.PNG

 

 

deeee.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037331581115723