Kryeministri Edi Rama është kthyer pas 7 vitesh në studion e emisionit “Zonë e Lirë” dhe menjëherë kanë nisur batuat mes tij dhe moderatorit Arian Çani.
Ke 7 vite pa ardhur
Rama: Ç’ke bërë këto kohë? Je dobësuar ke humbur 17 kile
Çani: Kam humbur 33 kile. Edhe ti ke shtuar ca…
Rama: Jam mirë, tani jam mirë
Çani: E vure re me çfarë muzike të futa në studio
Rama: Jo, me kishte marrë malli të takoja ty. Mezi prita të vi të merrem me ty.
Çani vendosi këngën e grupit Iron Maiden “Judas be my guide”, që do të thotë Juda bëhu udhëheqësi im, por kryeministri nuk e gjeti se cila këngë është.
Më pas Arian Çani i bëri një dhuratë dhe nuk ishte as më shumë dhe as më pak se një timon automjeti me pjesën e Airbag-ut të hequr që sipas tij nënkupton largimin e Ilir Metës. Duke qënë se fraza më e përdorur e Edi Ramës këtë fushatë është “të marr drejtimin e timonit”, edhe Çani ja bëri realitet.