INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kthen përgjigje për tryezën në Kuvend, a do të sjellë trazira nesër ky vendim i tij? [FOTO]

Rama kthen përgjigje për tryezën në Kuvend, a do të sjellë trazira nesër ky vendim i tij? [FOTO]

Publikuar më: 17:46 17-05-2017

Partia Socialiste e Shqipërisë njofton se ditën e nesërme do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Nëpërmjet një njoftimi, PS u bën thirrje të gjithë simpatizantëve të saj të marrin pjesë në këtë takim prezantues të kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 18 qershorit.

Vendi i tubimit të njoftuar nga PS është sheshi përballë Piramidës, farë pak metra larg çadrës së Opozitës.

Nuk dihet se me çfarë qëllimi është vendosur që ky takim elektoral i PS-së të mbahet në këtë pikë mjaft afër me protestuesit e PD-së të grumbulluar në çadrën perballë kryeministrisë por kaq ka mjaftuar që të hapet një debat lidhur me atë që pritet të ndodhë nesër. Shumë flasin edhe për përplasje të mundshme fizike mes palëve por një gjë e tillë do ishte absolutisht e papranueshme në kushtet kur të gjithë shqiptarët presin arritjen e një marrëveshjeje që do t'i çojë ata në kutitë e votimit për të dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërkohë, Rama ditën e sotme nga Elbasani, ka thënë se përgjigja e tij është se nesër Partia Socialiste do të fillojë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Me shumë të drejtë ju mund të pyesni, çfarë po ndodh. Dhe unë ju them se nesër PS do të fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit,” tha ndër të tjera Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336