INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama kundër administratës, në krah të sipërmarrësve [VIDEO]

Publikuar më: 15:31 29-09-2017

Si asnjë herë më para Edi Rama është shfaqur kundër administratës që kontrollon bizneset në vendin tonë. Gjatë një takimi me një përfaqësi të sipërmarrësve kryesor. kryeministri kishte një kërkesë për ta.
Edi Rama:
“Ju lutem na vini në provë. Miku më i madh i biznesit duhet të jetë qeveria. Brenda 24 orëve në çdo rast do merrni përgjigje nëse kjo nuk ndodh atëherë thoni të na rrojnë ata me pantallona të shkurtra”.
I ashpër me të gjitha strukturat e administratës që kanë nën kontroll veprimtarinë e bizneseve Rama bëri këtë paralajmërim.
Edi Rama:
“Nëse cënohet sipërmarrësi, fjala duhet të shkojë në majën e piramidës shtetërore dhe në zyrën e kryeministrit. Mos i pranoni ata që vijnë me bluxhinse në derë për të kontrolluar kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Nuk kërkohet llogari me pantallona të shkurtra. Refuzoni dhe lajmëroni që këta persona u refuzuan. Detyroheni ju që të shpëtoni nga letrat që lënë njerëz me shapka. Nuk duhet të lejojmë që kjo lloj figure që përfaqëson shtetin të bëjë ligjin në oborret e kompanive tuaja”
Edhe ato struktura që pritet të reformohet nuk do të mundet të marrin asnjë hap gjatë kësaj periudhe.
Edi Rama:
“Do bëjmë ristrukturim të inspektoriateve që në të vërtetë janë banda që lëshohen në emër të mbrojtjes së mjedisit dhe marrin vetëm lek dhe i bien në qafë çdo njeriu që bën punë. Bum e bum e bum, e gjoba e mbi gjoba këta duhet ti largojmë nga qafa e popullit shqiptar”.
Kryeministri kishte një lajm shumë të mirë dhe për bizneset e hotelerisë në vend.
Edi Rama:
“Asnjë taksë për 10 vite për hotelet me 4 dhe 5 yje”.
E pasi përcolli këto mesazhe , edhe pse tentoi të mos dëgjohej Rama kërkoi që ministrja për mbrojtjen e biznesit të mos e zgjasë shumë fjalën e saj.
Edi Rama:
“Mos lexo shumë tashi”

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164