INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Kush do punë të shkruajë në portalin e bashkëqeverisjes

Rama: Kush do punë të shkruajë në portalin e bashkëqeverisjes

Publikuar më: 15:23 07-11-2018

Tashmë edhe ata që janë në kërkim të një pune mund të shkruajnë në portalin e bashkëqeverisjes. Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës dhe qytetarë të ndryshëm, kryeministri Edi Rama tha se portali mund të ndihmojë me mundësitë që janë në zyrat e punës, por edhe në kompanitë private.

“Nëse duan një punë, jo një rrogë në shtet, por një punë, atëherë të mos hezitojnë t’i drejtohen Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila përmes koordinatorëve dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të ministrit të Financave dhe Ekonomisë vihet në lëvizje, për t’ju ofruar mundësitë e punës që janë aktualisht në zyrat e punës, por që janë edhe përtej zyrave të punës, me kompani të ndryshme private, “ u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama pohoi se është rritur numri i qytetarëve të cilët adresojnë në platformë shqetësimet e tyre.

Rama deklaroi mes tjerash se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratën shtetërore:

“13 vite të humbura që të mori 10 ditë për t’u kryer, por më vjen mirë të informojë publikun që na ndjek pasi vihet re një rritje e rasteve të zgjidhur dhe kjo lidhet me presionin e bashkëqeverisjes, por edhe me faktin se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratë. Ky presion sjell një përmirësim, sepse i jep qytetarit një fuqi tjetër”, shto Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441