INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama, lajmëron nisjes e punimeve për Rrugën e Arbrit! Sot batutat me dhi e mercedesa...[VIDEO]

Publikuar më: 10:14 08-05-2018

Rruga e Arbrit është përmendur nga shumë qeveri, por me sa duket Rama në mandatin e dytë e ka marrë më seriozisht nisjen e punimeve. Kryeministri nga Lezha deklaroi se brenda muajit maj do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. 

Rama ishte në Lezhë, në takimin e radhës për llogaridhënien publike të qeverisjes, po sot nuk pranoi pyetje nga qytetarët. “Brenda majit do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit dhe do të fillojë e nuk do të ndalet më puna deri sa të përfundojë përfundimisht. Ky aks do ta bëjë Dibrën zonë të integruar me kryeqytetin dhe do të çelë potencial shumë të madh për të gjithë atë krah, që lidh Tiranën me Dibrën dhe ka bukuri përrallore të paprekura dhe që shumëkush nuk i ka parë dot për shkak të mungesës së rrugës,” tha Rama.

Rama sqaroi përmes batutave dhe disa ndërhyrje në rrugë të tjera të veriut.
“Kemi 3 ndërhyrje të rëndësishme për gjithë zonën e plazhit të Shëngjinit për të cilën ne pas mbledhjes së qeverisë pasi kemi dëgjuar me shumë vëmendje bizneset kemi bërë projektin. Tashmë është vetëm çështje vendimarrje se së shpejti mbyllet edhe gara. Edhe 2 projekte të tjera në autostradën Milot-Balldren ku tuneli do t’i japë fund një historie të pabesueshme për një vend, ku rruga nacionale kalon në një kthesë qorre te ura dhe duket sikur të gjitha makinat futen aty, për atë shprehjen e famshme “mbaje shofer se kam punë’. Këto janë projekte të një rëndësie të posaçme. Rruga Milot-Balldren do të fillojë. Kemi aksin tjetër Thumanë-Sharrë që do të bëjë të mundur gjithë komunikimin mes Lezhës, Shkodrës dhe sipër Kukësit për ata që vijnë nga Kosova të jenë rrugët të standardeve të tjera. Rrugët nuk do të kenë më histori të tilla se kush do kalojë përpara dhia apo Mercedesi, lopa apo kamioni’,

Më tej, kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektet e qeverisë për Qarkun e Lezhës, e ndali tek agroturizmi. Ai theksoi se në ditët në vijim qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira fiskale për agroturizmin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381