Nuk ka pushuar së kritikuar mediat dhe gazetarë këto ditë edhe pse e di që pa to nuk bën dot. E kemi fjalën për Kryeministrin Rama. E sonte e ka gjetur një "dritare". Pas një rikthimi të kryeministrit pas shumë vitesh mungesë tek një nga kritizerët e tij më të mëdhenj të TV Klanit, tek Arjan Çani disa muaj më parë, ai ka publikuar një njoftim se do kthehet sërisht tek Zonë e Lirë. Ai madje ka lëshuar dhe një tjetrë mesazh në FB teksa ka bërë lajmërimin.
“Sonte në 9, tek Zona e Lirë e Arjan Çanit që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”, shkruan Rama.
Ta ketë pasur seriozisht? Mbetet për tu parë sonte!