INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama lë pa përgjigje LSI-në për bujqësinë. Vasili:“Heshtja” jo korrekte! Ja letra e dytë…

Rama lë pa përgjigje LSI-në për bujqësinë. Vasili:“Heshtja” jo korrekte! Ja letra e dytë…

Publikuar më: 14:00 12-04-2016

Problemet e bujqësisë në vend tashmë nuk janë vetëm shqetësim i Ministrit të Bujqësisë i zgjedhur nga LSI, Edmond Panarit, por janë për gjithë grupin. Për herë të dytë LSI i ka nisur Edi Ramës dhe Ministrit të Financave një letër, pasi të parës nuk iu kthye përgjigje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se nuk ka pasur asnjë reagim për shqetësimet e ngritura në letrën e parë, madje e ka konsideruar heshtjen si politikisht dhe etikisht jokorrekte. Aktualisht është urgjente, që doganat të nisin punën 24 orë në ditë për të mos penguar eksportuesit.
Në letër shtrohen disa kërkesa ku mes tyre dhe lejimi i shitblerjeve me cash si dhe zgjidhja e problemeve me Maqedoninë.

Vasilit thekson se sezoni bujqësor kërkon zgjidhje urgjente, pasi çdo vonesë dëmton fermerët dhe grumbulluesit.

Ja një pjesë nga letra:

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814