INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama lëshon “bombën”: Nëse PS nuk del forcë e parë, jap dorëheqjen nga politika

Rama lëshon “bombën”: Nëse PS nuk del forcë e parë, jap dorëheqjen nga politika

Publikuar më: 21:01 05-06-2017

Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë ‘bombë’. Nëse Partia Socialiste nuk del forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Rama do të tërhiqet nga politika. Këtë e ka shprehur vetë kreu i PS nga Berati, në një intervistë për “Top Story”.

 ‘Nëse ne, PS-ja nuk do të dalim forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, unë jap dorëheqjen dhe iki nga politika’, tha Rama.

Ndërkaq, Rama ka folur për pritshmëritë e PS për zgjedhjet e 25 qershorit, paktin me PD dhe marrëdhënien me ish-partnerin e tij të koalicionit, Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227