INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama lëshon një deklaratë të fortë: Çadrën e opozitës e duan të ngritur disa të huaj

Rama lëshon një deklaratë të fortë: Çadrën e opozitës e duan të ngritur disa të huaj

Publikuar më: 18:35 13-03-2017

Kryeministri Edi Rama është dashur të flasë gjatë në mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe në grupin parlamentar socialist si për ndryshimet në qeveri ashtu edhe për fushatën elektorale.

E kjo e fundit nuk duket aq e lehtë nisur nga protesta e opozitës që për pak ditë bën 1 muaj që mbahet brenda një çadre para zyrës së kreut të qeverisë.

Për të treguar rëndësinë që ka për Partinë Socialiste kjo fushatë elektorale, me apo pa opozitën në zgjedhje, mësohet se kryeministri është shprehur në mbledhjen e kryesisë që “çadra le të merret me 18 shkurtin, ne do të merremi me 18 qershorin”.

Ndërkohë burime nga mbledhja me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist thanë për “Top Channel” se kryeministri ka përdorur një fjali të çuditshme, kur ka komentuar protestën e opozitës. Sipas tij, “çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.

Se për cilët të huaj e ka patur fjalën shefi i qeverisë, kjo mbetet një enigmë që pritet të sqarohet nga vetë ai gjatë ditëve në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441