INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama, lidhni kontratat e ujit pas janarit nisin ndëshkimet e forta[VIDEO]

Publikuar më: 11:26 06-11-2017

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prefektët, kryebashkiakët, drejtuesit e sektorit të ujit për të lajmëruar nisjen e reformës së ujit të pijshëm.

Ai ka qënë i ashpër dhe me qytetarët duke iu thënë qartë: “Konsumatorët që furnizohen me ujë, të vetërregullojnë situatën dhe të lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit."

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë me burime ujore dhe i dyti që kemi probleme serioze në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencën, shqiptarët mbi bazën e këtij kriteri mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht. Me përjashtim të 7 qendrave të ëmdha, uji vjen 4-5 orë dhe në shumë fshtra vetëm një orë në ditë. E papranueshme që edhe në mes të kryeqytetit shohim dëshminë e kësaj prapambetjeje të gjatë dhe mbi të gjitha, prapambetjen e vetë shtetit, që për 27 vite nuk ka arritur të zgjidhë një problem kaq flagrant në sytë e gjithëve. Mjafton të hedhës sytë në tarracat e Tiranës për të parë se ku jemi.
Jemi të turpëruar që ndërmarrjet e ujësjellësave janë kthyer në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me ne, që janë pjesë e një procesi degradues, gërryes për qytetarët.
Në Shqipëri ne përdorim dhjetë herë më shumë se në Gjermani për të sjellë ujë në çezmat e qytetarëve. Në koston e ujit, 40% e zë kostoja e energjisë për pompat. 40% e energjisë së faturuar shkon për të nxjerrë ujin. Në 4 vitet e fundit janë harxhuar shumë për ujësjellësa dhe impiante të trajtimit të ujëarve të zeza dhe situata është ekonomikisht e paqendrueshme. Situata nuk ka si bëhet më keq. Vetëm me vendosmëri të hekur dhe e ngjashme me vendosmërinë që patëm në sistemin e energjisë elektrike mund të gjejmë zgjidhje për të dalë nga ky sistem i falimentuar në agoni vit pas viti. Nuk do të fillojmë me penalizime, vjedhja e ujit dënohet si çdo vjedhje tjetër nga Kodi Penal, por duke patur parasysh tërë atë trashëgimi në mentalitet e shohim të udhës t’u japim kohë, konsumatorëve.

Natyrisht, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shteti do të fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme: Për 90 ditë kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rregullojë marrëdhënien që të mos penalizohet. Ne duam që brenda 300 ditë të para të qeverisë në qershor të kemi pajisur me matësa ata që do të vetërregullohen.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822